Të enjten nis vaksinimi anti-COVID i personave mbi 80-vjeç

Të enjten nis vaksinimi anti-COVID i personave mbi 80-vjeç

Personat e moshës mbi 80-vjeçare do të fillojnë të marrin vaksinën anti-COVID duke filluar nga dita e enjte e 8 prillit, njofton Insajderi.

Njoftimin e ka bërë të ditur Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në një pronocim për Telegrafin.

Ndërsa, ministri Vitia ka deklaruar se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka ndonjë efekt anësor, si dhe ka ftuar qytetarët që të mos hezitojnë ta marrin këtë vaksinë.

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19. Deri të martën mbrëma janë vaksinuar tre mijë e 181 persona./Insajderi.com