14 të vdekur dhe 685 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 të vdekur dhe 685 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 685 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej katër mijë e 742 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

“Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste”, bën të ditur Instituti. /Insajderi.com