Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës e cila i është bashkangjitur së fundi Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, ka reaguar pas votimit të saj, pro Vjosa Osmanit si presidente e vendit, njofton Insajderi.
Grainca, përmes një postimi në llogarinë e saj Facebook ka theksuar se ka votuar pro duke dëgjuar elektoratin e saj si dhe mbajtja e zgjedhjeve në kohë pandemie sipas saj do të nënkuptonte përkeqësim të pandemisë.
“Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë”, ka thënë ajo.
“Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të kthehej mbrapa do të votoja sërish pa hezitim. Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse” thuhet me teje ne statusin e postuar nga vete deputetja”. /Insajderi.com