Zëdhënësi i PDK-së: Kurti kishte prioritet vetëm vaksinimin e vetës

Zëdhënësi i PDK-së: Kurti kishte prioritet vetëm vaksinimin e vetës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte prioritet vetëm vaksinimin e vetës dhe “kontrabandimin” e votave të deputetëve opozitarë për t’ia siguruar Osmanit pozitën e Presidentit.

Bytyci po ashtu përmendi edhe sfidat me të cilat po përballet sektori privat.

“Sektori privat, e sidomos gastronomia kanë pësuar humbje prej miliona eurosh. Mijëra qytetarë nuk do te kompenzohen për këto ditë të humbura pune dhe as nuk do ta paguhen nga kompanitë e tyre. Bizneset që po shkojnë drejt falimentimit, vetëm sa po shtohen”, tha ai.

E sipas tij ndihma e Qeverisë për qytetare “nuk do të vijë fare”.

“Me shqetësuese akoma, edhe pas një muaji të marrjes së detyrës, Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë ofruar ndonjë plan konkret se si do të qeverisin me vendin. Ndërkohë që, të izoluar, të lodhur psiqikisht dhe ekonomikisht, qytetarët e këtij vendi po presin ndihmën e shtetit, e cila fatkeqësisht mungon në çdo aspekt, e me gjasë nuk do të vijë fare”, tha ai. /Insajderi.com

 

Sektori privat, e sidomos gastronomia kanë pësuar humbje prej miliona eurosh. Mijëra qytetarë nuk do te kompenzohen për…

Posted by Avni Bytyçi on Wednesday, 7 April 2021