Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se varianti britanik i COVID-19 është dominant në Kosovë.
“Është shumë më agresiv dhe prek më shumë të rinjtë”, tha Vitia.
Sipas Vitisë shpërndarja e variantit britanik përhapet më lehtë.
“Për këtë jemi detyruar të marrim masa të reja, pasi të rinjtë janë ata që frekuentojnë më shumë”.
Ndërsa, për sa i përket vaksinave ministri i Shëndetësisë, tha se nuk ka një datë të saktë se kur do të vinë ato.
Por, përmendi muajin maj si një mundësi që Kosova të ketë më shumë vaksina në dispozicion. /Insajderi.com