Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti ka thënë se Aida Dërguti nuk e kishte dëgjuar Albin Kurtin për ta gjuajtur me vezë në Kuvend gjatë kohës kur Vetëvendosje ishte në opozitë dhe Kuvendi po votonte për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se Dërguti gjatë asaj kohe ka qenë nënkryetare e Kuvendit, njëjtë si Haliti.
Haliti madje është pyetur nëse do të hakmerret edhe ndaj Kurtit i cili e kishte gjuajtur me ujë dhe vezë.
“As që kam mendu me ja kthyer najhere. Bile bile unë kam dalë edhe kundër procesit kundër tyre që ka qenë”, ka thënë Haliti në KlanKosova./Insajderi.com