PSD, me qëllim, bën protestë gjatë orës policore

PSD, me qëllim, bën protestë gjatë orës policore

Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj do ta kundërshtojë sonte vendimin e Qeverisë për orë policore.

E këtë do ta bëjnë pikërisht gjatë kohës së orës policore.

“Sonte, me datën 7 prill, duke filluar nga ora 22:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet në sheshin ‘Skënderbeu’ pranë Teatrit Kombëtar”, ka shkruar në Facebook Natyra Kuçi.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa më rigoroze kundër pandemisë.

Javëve të fundit në vend janë rritur dukshëm infeksionet me Coronavirus. /Insajderi.com

 

Sonte, me datën 7 prill, duke filluar nga ora 22;00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet në sheshin “Skënderbeu”…

Posted by Natyra Kuçi on Wednesday, 7 April 2021