Numrat e ndihmës 192, 193, 194 do të shkojnë në histori në Maqedoninë e Veriut

Numrat e ndihmës 192, 193, 194 do të shkojnë në histori në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut, Stojançe Angellov, ka deklaruar se për momentin po punohet në vendosjen dhe implementimin e numrit thirrës 112.

Angellov ka theksuar se në këtë numër qytetarët e RMV-së do të munden që ta marrin ndihmën për të cilën kanë nevojë për momentin, gjegjeshit denoncim të sulmeve fizike, aksidenteve të trafikut, zjarreve dhe ndihmës mjekësore.

“Ndihmën që sot qytetarët e kërkojnë në numrat 192, 193 dhe 194 do të koncentrohet në një numër, ky është numri112 siç është në tërë BE-në.

Nga ana e Bashkimit Evropian janë dhënë rreth një milionë euro për furnizim me mjete dhe trajnim të personave që do të punojnë në këtë numër”, ka deklaruar Angellov./Insajderi.com