Paraburgim për dy të dyshuarit për vasjen e 15-vjeçarit dhe plagosjen e babait të tij në Gradicë

Paraburgim për dy të dyshuarit për vasjen e 15-vjeçarit dhe plagosjen e babait të tij në Gradicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve për vrasjen në fshatin Gradicë të Drenasit, ku mbet i vdekur një 15-vjeçar dhe u plagos babai i tij, njofton Insajderi.

Sipas gjykatës, i pandehuri XH.B. dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa A.B., dyshohet për veprën penale “Ndihmë për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”.

“I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, thuhet në njoftimin për medie të gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi pas marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./Insajderi.com