Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve me poezinë e Kujtim Paçakut

Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve me poezinë e Kujtim Paçakut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve me një poezi, njofton Insajderi.

Ajo uroi këtë ditë me poezinë e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, i cili ishte poet, duke i premtuar më shumë të drejta këtij komuniteti.

Postimi i plotë:

Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!

“Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

Smë lanë se smë lanë të ngrihem në këmbë!”

(Testament, Kujtim Paçaku)

…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara! /Insajderi.com