Vitia: Pritet që kontingjenti i dytë me vaksina të arrijë në fund të prillit apo fillim të majit

Vitia: Pritet që kontingjenti i dytë me vaksina të arrijë në fund të prillit apo fillim të majit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se kontingjenti i dytë me vaksina anti-COVID vjen në Kosovë në fund të prillit apo majit.

“Këtë e them në bazë të informatave që kemi aktualisht”, tha ai, njofton Insajderi.

Këto komente Vitia i bëri teksa po vizitonte qendrën ku po vaksinohen personat mbi moshën 85 vjeçare.

Ai apeloi që të moshuarit të vaksinohen pasi vaksina ‘është e sigurt’.

Sigurinë e vaksinës e bazoi edhe në faktin se deri më tash asnjë person i vaksinuar nuk është ankuar për efekte anësore.

Kosova ka pranuar 24 mijë doza nga projekti COVAX dhe është vendi që ka siguruar më së paku vaksina në Evropë.

“60 përqind e popullsisë do të vaksinohen”, ka qenë premtim i Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore për votimet e 14 shkurtit. /Insajderi.com