Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publik

Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ish-ministrja e Financave, ka shkruar në Facebook për detyrën që ka marrë, njofton Insajderi.

“Pres bashkëpunim nga të gjithë anëtarët, përfaqësues të grupeve parlamentare, në mënyrë që si komision të kemi sukses”, tha ajo.

Komisioni për Financa Publike është ndër të paktë deri tash që janë konstituar.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash drejtohet nga Hekuran Murati.

Ai të mërkurën premtoi një “pako emergjente” si përgjigje për shëndetin ekonomik pas kufizimeve të reja ekonomike.

Punën e tij do ta monitorojë komisoni që drejtohet nga Hykmete Bajrami.

Gjatës kohës sa kjo e fundit ishte ministre e Finacave ishte jetësuar pako e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sektori i financave tash është ndër më të komplikuarit si rezultat i rrethanave pandemike. /Insajderi.com

 

Sot u konstitua Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Me datë 2 Prill të këtij viti me propozim të Grupit…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, 8 April 2021