“Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve”.
Kështu tha shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ai optimizmin për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e bazoi në rast se dy shtetet dialogojnë seriozisht.
“Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës. Pra i takon të dy palëve të vendosin si të negociojnë, çfarë të negociojnë dhe sa shpejt të negociojnë”, tha ai në Rubikon. /Insajderi.com