Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi organizata “Europa Nostra” ka nominuar Manastirin e Deçanit në programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments (Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë)”, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Ramosaj ka shkruar se ky manastir asnjëherë nuk është cenuar nga shqiptarët në Deçan, “përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht”.
Ai ka theksuar se çdo incident që nga 2005-ta e deri tani i ndodhur në Manastir është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel.
“Për këtë kan të dhëna edhe institucionet e sigurisë, KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së. “Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare serbe ushtruar mbi shqiptarët.
Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet në të cilin gjendet edhe trashëgimia botërore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndërtuar e i ruajtur nga vet ne’, ka shkruar tutje i pari i Deçanit./Insajderi.com