Kodra: Duhet bërë presion qeverisë për të sjellë vaksina, masat të rishikohen

Kodra: Duhet bërë presion qeverisë për të sjellë vaksina, masat të rishikohen

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, thotë se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër Coronavirusit, duhet rishikuar, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai derisa ka komentuar edhe daljen e qytetarëve nëpër shtetet fqinje, ndërsa tha se duhet të ushtrohet presion mbi qeverinë për sjelljen e vaksinave.

“Duhet të kemi masa funksionale, jo ideale. Ministria e Shëndetësisë është autoriteti që të rishikojnë vendimet dhe ta rishikojë këtë masë dhe të mos tolerojë veprime të tilla [daljen e qytetarëve në vendet fqinje]”, ka thënë Kodra për KK.

“Shëndeti duhet të mbrohet. Gastronomia është goditur më së shumti nga kjo mbyllje. Por nuk duhet të bëjmë kompromis me jetë njerëzish. Duhet t’i bëjmë presion të gjithë qeverisë për të sjellë vaksina. Nuk mund të pajtohemi asnjëherë që masat të relaksohen masat nëse nuk ka vaksina”, shtoi ai.

“Do të duhej të bëheshin me planifikim që qytetarët të përgatiteshin për mbyllje strikte që të ulej drastikisht numri. Kështu si janë marr masat nuk mund të garantohet se numrat do të ulen”. /Insajderi.com