Doza e dytë e vaksinës mund merret 4 deri në 12 javë pas të parës

Doza e dytë e vaksinës mund merret 4 deri në 12 javë pas të parës

Nga katër deri në 12 javë mund të merret doza e dytë e vaksinës anti-COVID, transmeton Insajderi.

Siç njoftohet, kjo diferencë kohore nuk ka të bëjë me mungesën e dozave të reja në vend, por janë kushte të përcaktuara.

“Koha optimale është prej 4-12 javë, derisa brenda këtij intervali mund të merret doza e dytë, bile sa më shumë të pritet brenda këtij intervali edhe efikasiteti rritet,” deklaroi kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.

Derisa Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë vendim të prerë për këtë, veçse bëjnë me dije që do të ndjekin rrugën e shteteve të zhvilluara.

” E rëndësishme është që fillohet me një dozë, dhe pse jo të merret edhe doza e dytë, ne do të veprojmë si shumica e vendeve tjera evropiane”, tregoi Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë. /Insajderi.com