Profesori universitar shpjegon numrin e madh të njerëzve që po kalojnë vikendin në Shqipëri

Profesori universitar shpjegon numrin e madh të njerëzve që po kalojnë vikendin në Shqipëri

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka bërë një lidhje në mes shkuarjes së kosovarëve në Shqipëri e “filozofinë e historisë” së Hegelit.

Sipas Latifit, sa më shumë njerëzit ndjejnë mbyllje, aq më shumë e duan detin.

“Sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur e të kufizuar, aq më shumë e duan detin, sepse, siç shkruan Hegeli në Filozofia e Historisë, deti na e jep ndjesinë e të pakufizuarës, ndjesinë e të pafundmes, dhe duke ndjerë të pakufizuarën, ne marrim guximin për t’i kapërcyer kufijtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë kufizime rigoroze anti-COVID.

Si rezultat i kësaj shumë kosovarë vendosen që vikendin ta kalojnë në Shqipëri. /Insajderi.com