Vendoset “Çadra e iftarit” në Vushtrri, do të jepet ushqim “take away”

Vendoset “Çadra e iftarit” në Vushtrri, do të jepet ushqim “take away”

Pas dy vitesh është rikthyer në Vushtrri ajo që njihet si “Çadra e Iftarit”, e në të cilën në të kaluarën kanë pasur mundësi të bëjnë iftar shumë qytetarë në gjendje të rëndë ekonomike si dhe qytetarë të rëndomtë.

Edhe këtë vit organizatori ka vendosur një tendë gjigante e gatshme për të mirëpritur mbi 1000 mijë besimtarë myslimanë që do të kenë mundësi të marrin disa nga shujtat dhe menytë që do të ofrohen falas për ta për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për gjitha familjet do të kenë mundësi të vijnë në Çadër për iftare, transporti i ushqimit do të bëhet “Merr me Vete” për shkak të masave në fuqi kundër pandemisë Covid-19.

Për formën e ndryshme të shërbimit për iftare që do të ofrohet këtë herë ka folur edhe Berat Maxhuni, organizator i “Çadrës së Iftarit” në Vushtrri.

Maxhuni ka thënë se të gjitha familjet që kanë nevojë për ushqim duhet të vijnë deri tek “Çadra e Iftarit” për të marrë të dhënat që t’u shërbehet pastaj varësisht nga numri i anëtarëve në familje.

Vendosjen e “Çadrës së Iftarit” e ka bërë Shoqata Bamirëse “Eyup Sultan Vakfi” e udhëhequr nga koordinatori Iskender Yanova, dhe ndihmës organizatori Berat Maxhuni, shkruan, Jepi Zë.

Stafi shërbyes do të jetë i gatshëm të shërbej në çdo kohë të iftarit duke respektuar masat dhe rregullat

për mbrojtje kundër pandemisë së Covid-19.

Maxhuni ka apeluar edhe Qytetarët që do të shërbehen që të jenë të pajisur me maska dhe të respektojnë distancën e përcaktuar sipas rregullave, duke e lënë të hapur edhe mundësinë që në rast të lehtësimit të masave të mirëpriten edhe qytetarë brenda saj por duke respektuar në mënyrë rigoroze masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës./Insajderi.com