U kritikua se nuk përmendi UÇK-në, reagon Osmani

U kritikua se nuk përmendi UÇK-në, reagon Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video mbi dy minutëshe në Facebook me anë të të cilës thotë se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pa vërteta” kundër saj.

Osmani u kritikua shumë ditën e djeshme, pasi kur ajo foli për betejën e Koshares në llogarinë e saj në Facebook, nuk përmendi fare UÇK-në.

“Nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme”, ka thënë Osmani

Tutje ajo ka vazhduar duke thënë se, “lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë”./Insajderi.com