Shpërthejnë dy granata në Prishtinë, ka vetëm dëme materiale

Shpërthejnë dy granata në Prishtinë, ka vetëm dëme materiale

Ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë rreth orës 22:00.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në raportin e policisë thuhet se “nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për dy mjete shpërthyese”.

“Nga ky shpërthim raportohet vetëm për dëme materiale”.

“Aktualisht njësitet e policisë janë në vendin  e ngjarjes për ta menaxhuar dhe hetuar situatën në fjalë”, thuhet në fund në raportin e policisë./Insajderi.com