Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, ka ironizuar me masat e fundit anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Ai tha se është paraqitur një motacion i ri i virusit , të cilin mjekët kanë vendosur ta emërtojnë si “Covidi kosovocentrik” për qytetarët që po kalojnë vikendin në Shqipëri, ndërsa po infektohen ata që po qëndrojnë në Kosovë.
“A e morët vesh, covidi kish pësu një mutacion të ri. Këtë mjekët kishin vendosur ta quajnë “Covidi kosovocentrik”, sepse po i infektojke njerëzit veç brenda territorit të Kosovës dhe sapo i infektuari del jashtë Kosovës ky virus i ri po e humbiste fuqinë për t’u përhapur”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Raportohet se 20 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë gjatë ditëve të fundit.
Ky fluks i madh i turistëve kosovarë në Shqipëri ka ardhur në kohën kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masa më rigoroze anti-COVID. /Insajderi.com
A e morët vesh, covidi kish pësu një mutacion të ri. Këtë mjekët kishin vendosur ta quajnë “Covidi kosovocentrik”, sepse…
Posted by Blerim Latifi on Sunday, 11 April 2021