668 persona mbi moshën 80 vjeçare janë vaksinuar me AstraZeneca në Kosovë
Kështu ka thënë Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.
“Sot kemi filluar me grup-moshën 80-84 vjeçare. Dhe deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar 100 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve nga grup-moshat mbi 80 vjeç i kemi gjithsej 668 persona të vaksinuar”, ka pohuar Bardhi.
Vendi ynë ka pranuar 24 mijë doza vaksinash nga program COVAX, që janë të vetmet deri më tash.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se kontingjentet e tjera me vaksina do të vinë në Kosovë në fund të prillit apo në fillim të majit. /Insajderi.com