Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziun, ka thënë se fluksi i madh i qytetarëve që po kalojnë vikendin në Shqipëri nuk lidhet vetëm më masat anti-COVID të cilat i ka ndërmarrë Qeveria.
Raportohet se ditëve të fundit rreth 20 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin për të shkuar në Shqipëri.
“Qytetarët kanë të drejtë të udhëtojnë sipas nevojave të tyre, duke marrë parasysh respektimin e masave në vendin mikpritës, dhe të atyre në Kosovë me rastin e kthimit. Fluksi i madh në pikat kufitare, me theks në drejtim të Shqipërisë, i regjistruar këtë fundjavë edhe mund të jetë ndikuar nga masat e fillimit të javës së kaluar, por nuk është shkaktuar i gjithi nga to”, tha Kryeziu.
Kryeziu, shtoi se masat janë vendosur për te mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por kjo do të ketë efekt nëse të gjithë tregojnë ndjeshmëri ndaj tyre.
“Krahas vaksinimit, nuk duhet të ndalen asnjëherë përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e masave mbrojtëse, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet e bizneset, në mënyrë që ta fitojmë sa më shpejtë betejën në luftën globale kundër pandemisë”, tha ai. /Insajderi.com
Për një kohë të gjatë Kosova ka qenë vendi i vetëm me masa tejet të liruara dhe në disproporcion me përkeqësimin e…
Posted by Perparim Kryeziu on Sunday, 11 April 2021