Deliu-Kodra: Kurti po provokon marrëdhëniet ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë

Deliu-Kodra: Kurti po provokon marrëdhëniet ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se po provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë.

Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Albin Kurti nuk di të lundrojë mbi ujërat e patrazuar ndërshqiptar.

“Ai manipuloi dhe nxiti partitë shqiptare në Kosovë të ndërhyjnë dhe sulmojnë dhunshëm kolegët në Kuvend për t’u ngritur vetë mbi këtë valë dhune, ndërsa tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar ajo./Insajderi.com