PDK nesër mban konferencë para Kuvendit

PDK nesër mban konferencë para Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media, njofton Insajderi.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.

Konferenca do të fillojë në ora 11:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror.

Në këtë njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference./Insajderi.com