Kryetarët e koalicionit të partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela dhe ai i partisë Alternativa Afrim Gashi kanë vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev dhe kanë konfirmuar se ka pasur sukses për zgjidhjen e problemit me shtetësinë.
Ata thanë se kjo dëshmon edhe një herë që nëse ke qëndrime të argumentuara arrihet sukses. Pjesa më e madhe thanë se është dakorduar dhe se deri në fund të javës paralajmërojnë se do të përpilohet edhe teksti i propozim ligji konkret.“Sot bashkë me Afrim kishim takim me kryeministrin për të diksutuar në lidhje me atë për të cilën jeni informuar në opinion.
Dhe takimi është mbajtur në lidhje me shtetësië, në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për shtetësinë. Mund të them se jemi në rrugë të mirë që ëtë gjejmë një zgjidhje të një problemi i cili daton 3 dekada”, tha Sela.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka njoftuar se në takimin me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin është arritur përparim i theksuar dhe të njëjtin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm.
Ai tha se deri në fund të javës pritet të përpilohet teksti i zgjidhjes ligjore, pasi të konsultohen ekspertët juridik.
OAi tha se pret që tani të debllokohen edhe ligjet në Kuvend, në veçanti pakoja e pestë ekonomike. Zaev nuk dha detaje nga marrëveshja por tha se janë 13 pika si kushte, njëra prej të cilave do të jetë e mjaftueshme për të marrë shtetësinë.
“Nuk dua të flas për detaje, pasi këtu jemi përfaqësuese të politikës. Tash duhet që ekspertët që të nominojnë si analizë, t’i vendosin në letër që përfundimisht të procesojmë zgjidhjen ligjore. Gjithsesi në atë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të inforojmë VMRO-DPMN-në dhe Levicën pasi ata dhanë amendamente. Sot kemi bërë përparim të theksuar në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm” tha Zaev. /Insajderi.com