Nagavci: Mësimi ka nisur pa pengesa, vazhdimi i tij do të varet nga situata me COVID-19

Nagavci: Mësimi ka nisur pa pengesa, vazhdimi i tij do të varet nga situata me COVID-19

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi të hënën se procesi mësimor ka filluar pa pengesa, por se vazhdimin e tij do të varet nga situata me pandeminë COVID-19, transmeton Insajderi.

Përmes një konference për medie, ministrja Nagavci theksoi sipas informatave, mësimi sot ka filluar në të gjitha shkollat përveç në një fshat të Mitrovicës ku nxënësit kanë probleme me transport.

Ndërsa, nxënësit e klasave 6-9 dhe ata të shkollave të mesme, ajo bëri të ditur se mësimin po e zhvillojnë online.

Sipas saj, të gjitha komunat kanë bërë përgatitjet e duhura ku të gjitha shkollat janë dezinfektuar.

“Mësimi online po zhvillohet në të gjitha shkollat. Komunat kanë raportuar se është kryer pjesa e dezinfektimit në të gjitha shkollat. Sa i përket pajisjeve teknologjike MASh ju ofrojë të gjithë nxënësve qasje në mësimin online, ne do të përcjellim se si po shkon situata me pandeminë dhe për javën e ardhshme sot merret ndonjë vendim. Përderisa mësimi sipas rekomandimeve po shkon pa pengesa unë ju bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që të angazhohen bashkërisht që mos të lëmë prapa asnjë fëmijë në mësim”, u shprehNagavci.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, ajo tha se kjo çështje do të trajtohet me prioritet./Insajderi.com