Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën është “shpi për shpi”

Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën është “shpi për shpi”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka filluar fushatën për bashkëpartiakun e tij nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili synon postin e të parit të Prishtinës, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se programi i Haradinajt është “Shpi për shpi, mahallë për mahallë”.

Sipas Selimit, qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë.

“Shpi për shpi, mahallë për mahallë. Programi i Dautit për Prishtinën është ‘bottom-up’ (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevojë për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te kryeqytetit. Dao është zani jem”, ka shkruar ai./Insajderi.com