Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e ka cilësuar si të modeluar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas të cilit rastet me COVID-19 në vend kanë shënuar rënie, transmeton Insajderi.
Dreshaj në Kanal 10 ka thënë se është zvogëluar numri i testimeve, që rrjedhimisht të ulet edhe numri i rasteve të reja.
Ai tutje është shprehur që bazuar në përqindje, nuk ka ndonjë dallim të madh krahasuar me një ditë më parë.
“Këtu praktikisht ka shumëçka të modeluar. Në rend të parë është zvogëluar numri i testeve dhe kur zvogëlohet numri i testeve. Pritshëm është që të kemi edhe raste më pak të reja. Pritshëm është që të kemi më shumë të shëruar se raste të reja, të cilat janë evidentuar”, ka theksuar ai./Insajderi.com