Albulena Haxhiu takon krerët e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Albulena Haxhiu takon krerët e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë ka pritur në takim përfaqësuesit sindikal të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shërbimin Korrektues e përfaqësoi kryetari, Zenun Sadikaj dhe nënkryetari, Frashër Raçi, raporton Insajderi.

Diskutimi në këtë takim kryesisht kishte të bënte me trajtimin më dinjitoz të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke adresuar kërkesat e tyre në raport me pagesat shtesë të premtuara nga Qeveria.

Në njoftim thuhet se ministrja Haxhiu, ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer për të proceduar më tutje kërkesat e sindikatës së punëtorëve, në mënyrë që të gjithë ata, pa dallim, të kenë kushte më të përshtatshme pune, të trajtohen më me dinjitet dhe ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen institucionale. /Insajderi.com