Selakoviq ankohet në Këshill të Sigurimit: Kurti i dha Listës Serbe vetëm një ministri

Selakoviq ankohet në Këshill të Sigurimit: Kurti i dha Listës Serbe vetëm një ministri

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili po merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit është ankuar se qeveria e Albin Kurtit i ka dhënë Listës Serbe vetëm një ministri, njofton Insajderi.

Ai tha se pas zgjedhjeve qeveria e re nuk i ka dhënë Listës Serbe dy ministri por vetëm një.

“Ekstremizmi i shqiptarëve në Kosovë nuk është duke u ulur por duke u rritur, një numër i madh i serbëve është privuar nga mundësia për të zgjedhur deputetët e tyre duke larguar nga lista e votuesve një numër të madh të votuesve.  Presioni politik ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve duke pamundësuar që përfaqësuesit të kenë dy ministri nga qeveria e re por vetëm një”, theksoi ai.

Ai ka gjithashtu theksoi se paraqitja e flamurit të Kosovës nga kryediplomatja Donika Gërvalla është abuzim me seancën virtuale të takimit.

“Ky është një abuzim me video-formatin, një abuzim i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe është cenim i rregullave të OKB-së”, tha Selakoviq.

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancën virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija./Insajderi.com