Tahiri: Administrata Publike duhet të mbetet pjesë e kontrollit parlamentar

Tahiri: Administrata Publike duhet të mbetet pjesë e kontrollit parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Administrata Publike duhet të vazhdojë që të monitorohet nga Kuvendi i Kosovës, sikur në të kaluarën.

Për këtë ai tha se i ka shkruar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

“Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të institucioneve të vendit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai shtoi se në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikëqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, sipas tij kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale.

“Administrata Publike, modemos duhet të jetë pjesë e kontrollit parlamentar. Këtu përfshihet edhe përcjellja e procedurave rreth Ligjit të Pagave, miratimi dhe zbatimi i tij në të ardhmen, si një nga ligjet kruciale në vendin tonë”. /Insajderi.com

 

Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të…

Posted by Besnik Tahiri on Tuesday, 13 April 2021