Shasha: Është herët të vlerësohet puna e Qeverisë Kurti, por ka një çorientim momental

Shasha: Është herët të vlerësohet puna e Qeverisë Kurti, por ka një çorientim momental

Demush Shaha nga instituti EPIK, vlerëson se është tepër herët që të analizohet puna e Qeverisë Kurti 2, njofton Insajderi.

Ai në një intervistë në emisionin Deskun  tha se duhet të pritet edhe pak, por ka edhe ca vërejtje, si për shembull për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor në Shqipëri.

“Një konkluzion mbi qeverisjen e kësaj mazhorance mbi këto 20 dië do të ishte sikur të nxjerrim konkluzion pas pesë minutave të para të një ndeshje se kush do të fitojë apo kush është më i mirë. Do të ishte gabim. Mund të themi disa gjëra, mazhoranca e re gjithë vëmeëndjen e ka pasur në konstituimin e të gjitha organeve të shtetit, në mënyrë që të evitohet një situatë ku vendi s’ka institucione në mes të pandemisë. Komenti i dytë është se vërejtëm një çorientim momental të VV-së i prej këtij fokusi në qeverisje kualitative me përfshirjen e saj në proceset në Shqipëri, kjo tentativë që të bashkëjetojë, nuk është diçka që u vlerësua nga qytetarët dhe kjo është me të drejtë”, ka thënë Shasha.

Ai ka folur edhe për raportin e organizatës Europa Nostra, që ka thënë se kishat ortodokse serbe janë të rrezikuara. Shasha tha se kjo ishte e pritshme “kur nuk kryhen punët brenda shtëpisë”.

“Raporti i Europa Nostra, mu duk si reprizë e atij raporti për trafikim i organeve. Erdhi si pasojë e mospunës së institucioneve të Kosovës. Nga Serbia nuk habitem që kërkon çdo moment dhe çdo shteg për të nxjerr keq Kosovën. Nuk duhet të befasohemi”, ka thënë ai./Insajderi.com