Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin sot para drejtësisë

Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin sot para drejtësisë

Seanca gjyqësore ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, pritet të mbahet sot (e mërkurë) nga ora 09:30, njofton Insajderi.

Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Në aktakuzën e ngritur më 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

E gjithë kjo ka të bëjë me kohën kur partitë opozitare në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Insajderi.com