Historiani Jusuf Buxhovi, ka thënë se Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë pas deklaratës në media të hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha se “gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë”, njofton Insajderi.
Buxhovi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqërinë tonë duhet reaguar menjëherë Prokuroria e Shtetit.
Deklaratën e Krasniqit e ka cilësuar si thirrje e hapur për diskriminim gjinor, duke thënë se klerikët në paraqitjet e tyre televizive bëjnë politikë.
“Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar”, ka shkruar Buxhovi./Insajderi.com