AAK: Mungesa e transparencës do t’ia zvogëlojë jetëgjatësinë Qeverisë Kurti

AAK: Mungesa e transparencës do t’ia zvogëlojë jetëgjatësinë Qeverisë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë të Kosovës, beson se “mungesa e transparencës” në Qeverinë Kurti, do t’i zvogëlojë jetën e këtij ekzekutivi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe Teuta Haxhiun, dolën në konferencë për media, ku kritikuan Qeverinë e Albin Kurtit.

“Mënyra sesi e ka nisur tregon se kjo qeverisje nuk ka jetëgjatësi”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha.

E cilësuan si shqetësuese fillimin e kësaj qeverie, duke akuzuar atë që “nuk po ju shërben qytetarëve”. /Insajderi.com