VV në Fushë Kosovë bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve komunalë

VV në Fushë Kosovë bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve komunalë

Durim Hajra, shef i Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për disa zyrtarë komunalë të cilët i akuzon në lidhje me “keqpërdorime të fondeve për luftimin e COVID-19”, njofton Insajderi.

Hajra pretendon se, Kuvendi Komunal më datën 2 shtator ka marrë vendim me nr. 122 për ndarjen e 699,140 euro për parandalim dhe luftim të COVID-19.

“Si palë ndaj të cilës është ngritur kallëzimi penal është Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtoria e Financave. Po i përmendi vetëm disa kode ekonomike për të cilat ne dyshojmë që nuk janë shpenzuar. Bëhet fjalë për 89 mijë e 130 euro për blerjen e testeve për COVID-19, testet të cilat nuk janë blerë. Pastaj për pakot higjienike dhe ushqimore, të cilat dyshojmë që nuk janë blerë me vlerën reale të tregut”, ka thënë këshilltari Hajra.

Në fushë Kosovë, qeverisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Fushë Kosovë arriti që si parti e parë të dalë Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com