Kurti dorëzon komente në Gjykatën Kushtetuse pasi u ankua Lista Serbe që iu dha vetëm një ministri

Kurti dorëzon komente në Gjykatën Kushtetuse pasi u ankua Lista Serbe që iu dha vetëm një ministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ankesën e Listës Serbe që pretendon që i “është bërë e padrejtë”, pasi Kurti iu dha vetëm një ministri.

Kreu i Ekzekutivit i ka shkruar një letër kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, njofton Insajderi.

“Qeveria e Kosovës konsideron se duhet referuar dispozitave kushtetuese të cilat përcaktojnë procedurën për zgjedhjen e qeverisë, dhe atyre që garantojnë të drejtat e pakicave për përfaqësim në kuadër të saj, me qëllim që të vlerësohet nëse vendimi i kontestuar është nxjerr sipas procedurës së paraparë më kushtetutë dhe nëse i njëjti është për nga përmbajtja në përputhje me Kushtetutën”

Po ashtu, Qeveria rithekson se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës janë konsultuar, dhe propozimi i tyre është marrë parasysh në lidhje me emërimin e ministrit që përfaqëson komunitetin serb në Qeverinë e Kosovës.

Në këtë rast, Qeveria e Kosovës në argumentet e saj, konsideron se përfaqësimi i garantuar nga Kushtetuta e Kosovës për përfaqësuesit e pakicës serbe është respektuar me rastin e zgjedhjes së Qeverisë, rrjedhimisht, zgjedhja e saj është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në letrën e saj, Qeveria e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të nxjerr aktgjykim me të cilin e shpall kërkesën të pranueshmetë konstatojë se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës  për zgjedhjen e Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe të refuzojë kërkesën për vendosjen e masave të përkohshme.

Në fund, Qeveria e Kosovës konsideron se kjo çështje nuk ka asnjë paqartësi, andaj kërkesa për mbajtjen e seancës dëgjimore nuk është e justifikuar dhe se e njëjta duhet të refuzohet. /Insajderi.com