Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, për situatën në të cilën gjendet Kosova me pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.
Zemaj ka thënë se Qeveria nuk ka strategji për të ulur numrin e viktimave dhe të infektuarve me COVID-19.
“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka kritikuar qeveritarët për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Shqipëri, ndërsa sipas tij, po heshtin për situatën e rëndë me pandeminë në Kosovë.
“Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore.
Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja”, ka shkruar Zemaj, duke i këshilluar që të lexojnë e zbatojenë së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit COVID-19./Insajderi.com