Miftaraj: Ligj të veçantë që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skenderbeut

Miftaraj: Ligj të veçantë që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skenderbeut

Një ligj i veçante që do të mbronte emrin e heronjëve Adem Jashari dhe Gjergj Kastrioti – Skenderbu, është propozuar nga Ehat Miftaraj nga KDI, njofton Insajderi.

Miftaraj ka thënë se ky ligj do të mbronte emrin Adem Jashari dhe Skënderbeu nga keqpërdorimi nga personat që i përdorin emrat e heronjëve për përfitime e kauza të rrejshme.

“Ligj të veçantë që mbron emrin Adem Jashari dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Se meriton Adem Jashari dhe Skënderbeu me iu keqpërdor emri prej çdo profiteri për kauza falls”, ka shkruar Miftaraj.

Ditëve të fundit është kthyer në diskutim nëse heroi Adem Jashari ka agjëruar muajin e Ramazanit ose jo, ndërsa ka pasur të tjerë që kanë kritikuar se po e fetarizojnë figurën e komandantit të UÇK-së./Insajderi.com