Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI-së), Hysen Durmishi ka prezantuar dy vendime të marra nga kjo ministri, përcjell Insajderi.
Sipas tij, me marrjen e këtyre vendimeve, do të marrin fund keqpërdorimet.
Vendimi i parë Durmishi ka deklaruar se ka të bëjë anulimin e tenderit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, e që ka vlerë 44 milionë euro.
Ai ka thënë se tenderi është anuluar për shkak të kritereve teknike, në mënyrë që sa më shumë kompani të kenë mundësi të marrin punë.
“Ky projekt është anuluar sepse e para është që ky projekt parashihet të jetë me kontratë tre-vjeçare dhe ne jemi të interesuar të bëjmë ndryshime. Në vitet e fundit kemi zhvillime në zhvillimin e teknologjisë se rrugëve dhe andaj tentojmë që të punojmë përmes kësaj teknologjie. Arsyeja e dytë është që të ketë më shumë konkurrencë dhe gjithëpërfshirje. Kriteret do të jenë të tilla që të ketë më shumë kompani që të marrin punë. Tani kjo praktikë shumë e keqe që është bërë nga ministritë e kaluara do të marrin fund”, ka thënë Durmishi gjatë një konference për medie.
Përveç kësaj, Durmishi ka shtuar gjithashtu është anuluar edhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve./Insajderi.com