Rrënohet një mbindërtim ilegal në Prishtinë

Rrënohet një mbindërtim ilegal në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar të enjten një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

“Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfillur nga pala”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

I pari i Prishtinë theksoi se pala ka pasur afat disa ditë për ta rrënuar vetë mbindërtimin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime”, ka shkruar tutje Ahmeti./Insajderi.com

May be an image of outdoors

May be an image of brick wall and outdoors