Pesë persona kanë humbur jetën gjatë muajit në mars në aksidente të trafikut, njofton Insajderi.
Policia përmes një njoftimi për medie, bën të ditur se dy prej viktimave kanë qenë shoferë, dy pasagjerë, dhe një këmbësor.
“Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit mars 2021, është një situatë e ndjeshme me një numër prej 5 personave, (2 shofer, 2 pasagjer dhe 1 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 40, ku 17 prej tyre ishin me persona të lënduar, ndërsa janë shqiptuar një mijë e 278 tiketa të trafikut./Insajderi.com