Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se 35 pacientë me COVID-1" />

35 të vdekur dhe 890 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

35 të vdekur dhe 890 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se 35 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën kurse janë regjistruar 890 raste me COVID-19 nga tre mijë e 285 testime në njëzetekatër orët e  fundit, njofton Insajderi.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shëruar një mijë e 24 pacientë.

349 raste të reja janë në Shkup, 68 Manastir, Kumanovë 59, Prilep 52, Tetovë 36, Strumicë 35, Veles 32, Ohër 29, Kavadar 27, Shtip 25, Koçani 24, Kërçovë 20, Gostivar 19, Vinicë 15, Gjevgjeli 14, Negotinë dhe Vallandovë 11, Strugë, Sveti Nikole dhe Radovish 9, Kriva Pallankë 6, Resnjë dhe Berovë 4, Dellçevë dhe Demir Hisar 3, Bogdanci, Demir Kapi dhe Kratovë 2, Krushevë, Makedonski Brod Pehçevë dhe Dojran 1.

Prej pacientëve të vdekur shtatë janë nga Shkupi, gjashtë nga Kumanova, nga tre në Prilep dhe Manastir, nga dy në Kavadar, Veles, Shtip, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Strugë kurse nga një në Gostivar, Kërçovë dhe Ohër.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 145.001 pacientë ku prej tyre 120.707 janë shëruar dhe 4.357 kanë humbur jetën.

Po ashtu, numri i rasteve aktive është 19.937. /Insajderi.com