Ka ndërruar jetë babai i 15 vjeçarit i cili u vra më 6 Prill në Gradicë të Drenasit.
Atë ditë ishte vrarë një adoleshent dhe babai i tij kishte mbetur i plagosur.
Por, nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Shefi i Intensivës, Shaqir Uka.
“S’ka mundur të i përballje plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ai ka ndërruar jetë në orën 16:30”, tha ai. /Insajderi.com