Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke “dështuar thellë”.
Ai shtoi se “Kurti nuk është në tokë të bukës”.
“Do të bëjmë një opozitë që do ta ketë rolin vëzhgues dhe monitorues. Zoti Kurti në këto tre javët e fundit është duke dështuar thellë”, tha ai në T7.
Kreu i opozitës theksoi se Kurti është dashur të udhëtonte në Stamboll, Bruksel e shtete tjera që ta sigurojë vaksinën.
“Kam pritë që kur ta merr detyrën e Kryeministri të merret me detyra konkrete. Kam prit që kur ta merr detyrën të shkonte në Stamboll, Bruksel dhe Emirate të siguronte vaksina, por e kemi pa atë në Shqipëri, në Lezhë dhe Gjirokastër”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com