Fillon vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike

Fillon vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë së premtes do të vazhdojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19, i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, përcjell Insajderi.

Procesi i vaksinimit për qytetarët e Komunës së Prishtinës po zhvillohet në sallën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësorë si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

“Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion”, thuhet në njoftimin e MSh-së./Insajderi.com

No description available.