Një person është therur me thikë të enjten mbrëma në Pejë, njofton Insajderi.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”.
“Pejë 15.04.2021 – 20:55. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga persona të pa njohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com