Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe liderët e partive opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntaiva, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, po zhvillojnë takim në Kuvendin e RMV -së për të diskutuar rreth çështjes së ligjit për nënshtetësi.
Ky është takimi i tretë i Zaevit bashkë përfaqësues të opozitës shqiptare dhe duhet të diskutohet për ligjin për nënshtetësi dhe problemin me mospasjen e nënshtetësisë së një numri të caktuar të qytetarëve dhe për zhbllokim të punës së Kuvendit.
Kryeministri i vendit fqinj, Zaev të hënën pas takimit në Kuvend me Selën dhe Gashin, deklaroi se ka pasur përparim të suksesshëm dhe hap serioz në bisedimet, duke theksuar se deri në fund të javë në bazë të analizave që do t’i bëjnë ekspertët, do të mund të përfundojë me zgjidhje ligjore për nënshtetësi.
Edhe Sela tha se janë në rrugë të mirë që të gjendet zgjidhje e përbashkët me ligjin për nënshtetësi. /Insajderi.com