Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija si dhe Florjan Petani, Qefser Baholli dhe Izet Beqiri, u deklaruan edhe njëherë tjetër të pafajshëm për akuzën të cilin është ngritur me ta “manipulim me viza italiane”, njofton Insajderi.
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, po mban seancën e radhës ndaj personave që akuzohen për “krim të organizuar”, seanca para kësaj ishte ajo e janarit 2020.
Seanca është duke vazhduar edhe më tutje.
Prokuroria Themelore në Prishtinë konsideron se “ky grup”, kishte qëllime “përftime materiale”, përmes keqpërdorimeve të vizave. /Insajderi.com